Flash News

E-TJERA

Aksident me vdekje në aksin rrugor Fier-Vlorë

Aksident me vdekje në aksin rrugor Fier-Vlorë

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi u shënua pasditen e sotme në aksin rrugor Fier-Vlorë.

Mësohet se një automjet tip 'Ford' ka përplasur një këmbësor, i cili ndërroi jetë.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Fitore, teksa këmbësori po kalonte rrugën.

Ende nuk dihet identeti i viktimës.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:50, në autostradën “Fier-Vlorë”, në afërsi të fshatit Novosel, shtetasja K. Gj., 44 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar një shtetas mashkull, ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

 

Të fundit