Flash News

E-TJERA

Aksident me vdekje në aksin Sarandë-Borsh, ndërron jetë drejtuesi, plagosen 2 pasagjerët

Aksident me vdekje në aksin Sarandë-Borsh, ndërron jetë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Sarandë-Borsh.

Shtetasi J.B. 60 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit tip "Opel" dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë drejtuesi ka ndërruar jetë, ndërsa janë plagosur 2 pasagjerët që po udhëtonin me këtë mjet, L.K. 44 vjeç dhe A.Z., 47 vjeç të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Të fundit