Flash News

E-TJERA

Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Koplik

Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Koplik
Foto Ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

Mjeti i drejtuar nga K. D., 28 vjeç ka përplasur 84-vjeçarin i cili po lëvizte me një motomjet. I moshuari ka humbur jetën në spital.

“Rreth orës 10:15, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, shtetasi K. D., 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. T., rreth 84 vjeç.

Shtetasi B. T. ka humbur jetën, në spital. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Të fundit