Flash News

E-TJERA

Aksident me vdekje në aksin Laç-Fushë Mamurras, ndërron jetë 43-vjeçari

Aksident me vdekje në aksin Laç-Fushë Mamurras, ndërron

Një aksident me pasojë vdekjen e një 43-vjeçari ka ndodhur në aksin Laç-Fushë Mamurras.

Dyshohet se shtetasi K. M., 43 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit që drejtonte, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën ndarëse.

Për pasojë, ka humbur jetën.

“Rreth orës 02:00, në aksin rrugor Laç- Fushë Mamurras, automjeti me drejtues shtetasin K. M., dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën ndarëse të rrugës.

Si pasojë e përplasjes, ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i automjetit, shtetasi K.M., 43 vjeç, bunues në Bushnesh, Krujë.

Grupi hetimor po punon për sqarimim e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.

Të fundit