Flash News

E-TJERA

Aksident me vdekje në Belsh-Kuçovë, ndërron jetë 15-vjeçari, plagoset një tjetër

Aksident me vdekje në Belsh-Kuçovë, ndërron jetë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Belsh-Kuçovë, ku një automjet është përplasur me një motor. Për pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit, një 15-vjeçar.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur edhe pasagjeri 15-vjeçar, i cili ndodhej bashkë me 15-vjeçarin tjetër në motor.

“Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 20.06.2022, rreth orës 14:30, në aksin rrugor “Belsh – Kuçovë”, në fshatin Marinës, shtetasi T. N., 34 vjeç, duke drejtuar një automjet, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin O. M., 15 vjeç dhe pasagjer në motomjet shtetasin K. P., 15 vjeç, të dy banues në Belsh.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi O. M, ndërsa pasagjeri në motomjet, shtetasi K. P ., ndodhet në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.

Të fundit