Flash News

E-TJERA

Aksident me vdekje në Durrës/ Makina përplas motorin, humbin jetën dy të mitur

Aksident me vdekje në Durrës/ Makina përplas motorin, humbin
Foto Ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:55 ku një automjet ka përplasur motorin në të cilin ndodheshin babai me dy fëmijët e tij të mitur. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i vdekur në vend 15-vjeçari, ndërsa në sot në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë edhe vëllai i tij 13-vjeçar.

13-vjeçari u dërgua në Spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë, por nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve të marra.

“Rreth orës 22:55, në lagjen Nr.14, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin Xh. M., ka përplasur një ciklomotor me drejtues shtetasin S. K.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në ciklomotor shtetasi F. K., dhe ndodhet në gjëndje të rëndë shtetasi D. H.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.

Të fundit