Flash News

E-TJERA

Aksident me vdekje në Elbasan-Peqin, “Benz-i” i pret rrugën trajlerit, ndërron jetë 64-vjeçari

Aksident me vdekje në Elbasan-Peqin, “Benz-i” i pret
Foto Ilustruese

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Peqin në fshatin Pajov.

Sipas policisë,  mjeti tip “Benz” me drejtues H.B., 64 vjeç i ka prerë rrugën mjetit tip trajler me drejtues shtetasin A.D., 49 vjeç. Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i “Benzi-it” 64-vjeç.

"Më datë 28.09.2021, rreth orës 07:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin,  në fshatin Pajov, mjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin H.B., 64 vjeç, banues në Librazhd,  i ka prerë rrugën mjetit tip trajler me drejtues shtetasin A.D., 49 vjeç, banues në Korçë. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip "Benz", shtetasi H.B. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaktut të aksidentit," njofton policia.

 

 

 

Të fundit