Flash News

E-TJERA

Aksident në Golem/ Ndërron jetë drejtuesi i motorit, plagoset edhe një grua

Aksident në Golem/ Ndërron jetë drejtuesi i motorit, plagoset

Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të Golemit. Një furgon është përplasur me një motor duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të drejtuesit të këtij të fundit.

Nga informacionet paraprake Policia bën me dije se në motor kanë qenë dy persona, drejtuesi A.Gj., 52 vjeç që ka humbur jetën dhe pasagjerja L.Gj. Kjo e fundit është dërguar në spitalin e Durrësit.

"Me datë 30.11.2020, rreth orës 15:30, në Golem, është përfshirë në aksident mjeti motorr me drejtues shtetasin A.Gj., 52 vjeç dhe pasagjere shtetasen L.Gj., me mjetin tip fugon me drejtues shtetasin E.P. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasin A.Gj., ndërsa shtetasja L.Gj., u dërgua në spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve", thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit