Flash News

E-TJERA

Aksident me vdekje në Korçë/ “Ford-i“ del nga rruga, ndërron jetë 29-vjeçarja

Aksident me vdekje në Korçë/ “Ford-i“ del nga
Foto Ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në qytetin e Korçës. Mjetitip “Ford” ka dalë nga rruga, e për pasojë është plagosur rëndë 29-vjeçarja Xh. H, pasagjere në mjet.

Gjatë transportimit në Tiranë për një mjekim më të specializuar, 29-vjeçarja ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak datë 07.10.2021, i cili bën fjalë për një aksident rrugor, strukturat e lartpërmendura, filluan procedimin penal për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, ndaj shtetasit K. G., 42 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, pasi në segmentin rrugor Grunjas-Kakaç, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë marrë dëmtime pasagjerja, shtetasja Xh. H., 29 vjeçe, banuese në fshatin Shqitas, Maliq, e cila gjatë transportimit për mjekim më të specializuar në Tiranë, ka ndërruar jetë, si edhe drejtuesi i mjetit K. G., i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit