Flash News

E-TJERA

Aksident me vdekje në Korçë-Kapshticë, makina përplas motorçikletën, humb jetën një person

Aksident me vdekje në Korçë-Kapshticë, makina përplas
Foto Ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Korçë-Kapshticë.

Automjeti ka përplasur një motorçikletë në fshatin Cangonj dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorçikletës, i cili nuk është identifikuar ende.

Drejtuesi i mjetit A. K 30 vjeç është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë: 

Devoll/Informacion paraprak

Më datë 24.08.2021, rreth orës 18:30, jemi njoftuar se në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, shtetasi A. K., 30 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar drejtuesin e një motoçiklete (ende i paidentifikuar) i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Me drejtuesin e mjetit, shtetasin A. K., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

Të fundit