Flash News

E-TJERA

Aksident me vdekje në Korçë/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, humb jetën pasagjeri

Aksident me vdekje në Korçë/ Makina del nga rruga dhe

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Polenë të Korçës.

Mjeti tip “Audi” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në urën e fshatit. Për pasojë pasagjeri A. Z 41 vjeç që ndodhej në mjet ka marrë dëmtime të rënda dhe është nisur me urgjencë drejt Tiranës, ku ndërroi jetë.

Drejtuesi i mjetit është dërguar për mjekim në Spitalin e Korçës. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 08.08.2021, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Polenë, Korçë, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka rënë nga ura e këtij fshati, mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin T. B.  Për pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesi i mjetit T. B. dhe shtetasi A. Z., rreth 41 vjeç, banues në Korçë, pasagjer në mjet, i cili pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës, u transportua për mjekim të specializuar në Tiranë, ku ndërroi jetë. Drejtuesi i mjetit, ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

 

 

Të fundit