Flash News

E-TJERA

Aksident me vdekje në Lushnje, ndërron jetë 28-vjeçari

Aksident me vdekje në Lushnje, ndërron jetë 28-vjeçari

Një 28-vjeçar ka ndërruar pas një aksidenti automobilistik në Lushnje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:10 ku mjeti i drejtuar nga një 32-vjeçar ka përplasur motorin e drejtuar nga 28-vjeçari, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 04:10, në fshatin Ngurrëz, Lushnjë, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh., 32 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Sh. M., 28 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë shtetasi Sh. M.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.

Të fundit