Flash News

E-TJERA

Aksident me vdekje në Qafë-Muzinë, ndërron jetë drejtuesja e mjetit

Aksident me vdekje në Qafë-Muzinë, ndërron jetë
Foto Ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak më parë në Qafë-Muzinë, në Sarandë.

Mjeti tip ‘Hyundai’ ka humbur kontrollin dhe ka dalë nha rruga. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesja e mjetit, E. B 50 vjeç. Ende janë të paqarta rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

“Rreth orës 11:30, në vendin e quajtur Qafa e Muzinës, Sarandë, shtetasja E. B., 50 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit shtetasja E. B, ka ndërruar jetë, në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

 

Të fundit