Flash News

E-TJERA

Aksident me vdekje në Roskovec, autobusi përplaset me një motor

Aksident me vdekje në Roskovec, autobusi përplaset me një motor

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mengjrsin e sotëm në Roskovec. Autobusi është përplasur me një motor dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit.

Viktimë ka mbetur 80-vjeçari me iniciale I. C. Ndërsa nga pasagjerët e autobusit nuk ka të lënduar. Drejtuesi i autobusit, I. M është shoqëruar në Komisariat, ku po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Sot, rreth orës 09:30, në Kurjan, Roskovec, shtetasi I. M., 56 vjeç, banues në Vlosh, duke drejtuar automjetin tip “Autobus”, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin I. C., 80 vjeç, banues në Roskovec, i cili ka ndërruar jetë. Nga pasagjerët në autobus, nuk ka të lënduar. Shtetasi I. M. është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedural”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Të fundit