Flash News

E-TJERA

Aksident me vdekje në rrugën Elbasan-Rrogozhinë, kamioni “vë përpara Benz-in

Aksident me vdekje në rrugën Elbasan-Rrogozhinë, kamioni

Një aksident me vdekje ka ndodhur pak më parë në rrugën Elbasan-Rrogozhinë, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”.

Në aksident janë përfshitë një kamion dhe mjeti tip “Benz”, që siç duket edhe nga pamja, makinë është shtypur plotësisht.

Nga aksidenti, humbi jetën drejtuesi i mjetit. Por policia dyshon për dy viktima.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Më datë 04.08.2022, në vendin e quajtur "Bishti i Zhurit", një mjet kamion me drejtues shtetasin I. C., është përplasur me një mjet tip "Benz" me drejtues ende të paidentifikuar.

Si pasojë e aksidentit, dyshohet se mund të kenë humbur jetën dy persona. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit