Flash News

E-TJERA

Aksident me vdekje në Tiranë, këmbësorja përplaset nga dy automjete

Aksident me vdekje në Tiranë, këmbësorja përplaset nga

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën “Besim Alla” në Kombinat, ku për pasojë ka humbur jetën një këmbësore.

Sipas njoftimit nga policia, dy makina dyshohet të jenë përfshirë në aksident dhe për pasojë ka humbur jetën këmbësorja 50 vjeç, identiteti i së cilës nuk është bërë ende i ditur. 

Njoftimi i policisë: 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.08.2021, rreth orës 21:00, në “Misto Mame”, dyshohet se janë përfshirë në aksident rrugor mjeti me drejtues I. H., 39 vjeç dhe mjeti me drejtuese shtetasen B. G., 32 vjeçe. Si pasojë ka humbur jetën një shtetase këmbësore ende e paidentifikuar, rreth 50 vjeçe.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit