Flash News

E-TJERA

Aksident me vdekje te "Rruga e Kombit", trajleri përplas dy makina

Aksident me vdekje te "Rruga e Kombit", trajleri përplas dy

Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje te "Rruga e Kombit". Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qytetit të Rrëshenit.

Nga informacionet paraprake mësohet se në aksident janë përfshirë tre automjete. Burime bëjnë me dije se fillimisht ka qenë një trajler që është përplasur me një makinë tip BMW-në dhe më pas në aksident është përfshirë edhe një mjet i tretë. Si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen drejtuesi i BMW-së, i cili ndodhej i vetëm në mjet.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. 

 

Të fundit