Flash News

E-TJERA

Aksident me 3 të plagosur në aksin Kukës-Krumë, arrestohet 27-vjeçari

Aksident me 3 të plagosur në aksin Kukës-Krumë, arrestohet

Policia e Kukësit ka arrestuar në flagrancë 27-vjeçarin M. H., banues në fshatin Vranisht, pasi shkaktoi një aksident rrugor me tre të plagosur në aksin Kukës-Krumë.

Ngjarja ndodhi të mërkurën, më 16 prill, rreth orës 18:20, në vendin e quajtur “Sefoll”. Sipas njoftimit zyrtar, i riu ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit të tij dhe është përplasur me një tjetër automjet që drejtohej nga shtetasi V. T.

Si pasojë e aksidentit, u plagosën të dy drejtuesit e automjeteve si dhe një pasagjere. Të tre të lënduarit ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia njofton se ndaj 27-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës për veprime të mëtejshme.

Të fundit