Flash News

E-TJERA

Aksident me 6 të plagosur në Fier, drejtues i automjetit një 16-vjeçar

Aksident me 6 të plagosur në Fier, drejtues i automjetit një

Pak më parë ka ndodhur një aksident i rënë në aksin rrugor Fier-Seman, në Fermë-Çlirim, ku janë përplasur dy automjete, ndërsa kanë mbetur të plagosur 6 persona.

Aksident me 6 të plagosur në Fier, drejtues i automjetit një

Policia ka bërë me dije se në aksident janë përfshirë një automjet tip “Benz”, i cili drejtohej nga një 16-vjeçar dhe një “Volkswagen”, që drejtohej nga shtetasi V. H., 61 vjeç.

Aksident me 6 të plagosur në Fier, drejtues i automjetit një

Për pasojë janë plagosur 2 drejtuesit e mjeteve dhe 4 pasagjerë, të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 14:30, në aksin rrugor Fier-Seman, në Fermë-Çlirim, janë përplasur automjetet tip “Benz” dhe “Volkswagen” me drejtues përkatësisht shtetasit I. I., 16 vjeç, dhe V. H., 61 vjeç, e për pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e mjeteve dhe katër pasagjerë të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Të fundit