Flash News

E-TJERA

Aksident me pasojë vdekjen e tre personave në Kashar/ Dy prej tyre vëllezër, shoferi në spital

Aksident me pasojë vdekjen e tre personave në Kashar/ Dy prej tyre
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen e tre personave ka ndodhur dje në Kodër-Kashar, Tiranë. Ngjarja ndodhi pak para mesnatës.

Drejtuesi i mjetit, Zija Murati 27 vjeç duke drejtuar mjetin, me targë rumune, ka dalë nga rruga dhe si pasojë e përplasjes humbën jetën pasagjerët, Ismail Sula, 40 vjeç, Lulëzim Sula, 47 vjec dhe Dashamir Dema, 39 vjeç.

Ky i fundit u gjet me shenja jete dhe u transportua në spital, por nuk mundi të mbijetojë. Dy viktimat, Lulëzimi dhe Ismaili ishin vëllezër, ndërsa Dashamirin e kishin të afërm, bashkë me shoferin.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Policia po vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Të fundit