Flash News

E-TJERA

Aksident me pasojë vdekjen në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 60-vjeçari

Aksident me pasojë vdekjen në autostradën
Foto Ilustruese/ Aksident

Një aksident me vdekje ka ndodhur para pak minutash në autostradën Tiranë-Durrës ku ka humbur jetën një 60-vjeçar.

Mjeti tip "Benz" i drejtuar nga 71-vjeçari N. K ka aksidentuar për vdekje 60-vjeçarin K. M. Policia ka vënë në pranga drjetuesi e mjetit.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin N. K., 71 vjeç, banues në Kavajë, pasi ditën e sotme, në orën 05:20, në autostradën Durrës-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin K. M., 60 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë", thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit