Flash News

E-TJERA

Aksident në Mullet, shoferi përplaset me bordurën dhe braktis makinën, ndërron jetë pasagjeri

Aksident në Mullet, shoferi përplaset me bordurën dhe braktis

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në Mullet, në rrugën e Fikasit.

Sipas njoftimeve paraprake, drejtuesi humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me bordurën. Mësohet se pasagjeri O.S që ndodhej në mjet ka ndërruar jetë gjatë kohës që po transportohej në spital.

Drejtuesi i mjetit me iniciale L.R ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për kapjen e autorit. 

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Në rrugën e Fikasit, Mullet, shtetasi L. R., ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës, dhe më pas është larguar, duke braktisur mjetin. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën gjatë dërgimit për spital pasagjeri në mjet shtetasi O. S.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Të fundit