Flash News

E-TJERA

Aksident me vdekje në Shijak, humb jetën 32-vjeçari

Aksident me vdekje në Shijak, humb jetën 32-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar mbrëmjen e sotme në Shijak.

Nga të dhënat e para, mësohet se një makinë ka përplasur një person që lëvizte me biçikletë, i cili për pasojë ka humbur jetën.

“Rreth orës 19:15, në fshatin Rreth, Shijak, një automjet me drejtues shtetasin N. D., 31 vjeç, ka përplasur shtetasin H. H., 32 vjeç, i cili udhëtonte me biçikletë, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja. Shërbimet e Policisë Shijak, pas marrjes së njoftimit, kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe informacioneve bënë të mundur lokalizimi dhe kapja e autorit, bllokimin e automjetit dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Shijak, të shtetasit N. D., 31 vjeç, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

 

Të fundit