Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Bulqizë-Maqellarë, 4 të plagosur

Aksident në aksin Bulqizë-Maqellarë, 4 të plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar këtë të diel në aksin rrugor Bulqizë-Maqellare në afërsi të urës së Drinit të Zi në Gjoricë.

Autoritetet policore raportojnë se automjeti me drejtues shtetasin S.A. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B.T.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë që ndodheshin në automjetin e shtetasit B.T. Të plagosurit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit