Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Cërrik–Belsh, automjeti përplas një të moshuar në vijat e bardha

Aksident në aksin Cërrik–Belsh, automjeti përplas një

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të diel rreth orës 14:05 në aksin rrugor Cërrik–Belsh, ku një autoveturë e drejtuar nga një grua ka përplasur një grua të moshuar, e cila po kalonte rrugën në vijat e bardha.

Sipas të dhënave paraprake, drejtuesja e mjetit dyshohet se nuk ka qenë e vëmendshme në momentin e ngjarjes, duke shkaktuar përplasjen dhe plagosjen e rëndë të këmbësores. Si pasojë e goditjes, e moshuara ka humbur ndjenjat.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e autoambulancës dhe policisë, të njoftuara nga dëshmitarë. E dëmtuara është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Të fundit