Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Elbasan-ish-Metalurgji, përplaset nga një makinë qytetari që lëvizte me biçikletë

Aksident në aksin Elbasan-ish-Metalurgji, përplaset nga një

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-ish-Metalurgji.

Sipas burimeve nga vendngjarja, një automjet ka përplasur një person i cili po qarkullonte me biçikletë në vendin e quajtur ish-qendra tregtare.

Drejtuesi i biçikletës mësohet se ka pësuar dëmtime të shumta në kokë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe identiteti i personave të përfshirë në aksident.

Të fundit