Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Elbasan-Kombinati Metalurgjik, makina përplas për vdekje këmbësorin

Aksident në aksin Elbasan-Kombinati Metalurgjik, makina përplas
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi u shënua mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Kombinati Metalurgjik.

Nga të dhënat e para, mësohet se një makinë ka përplasur për vdekje këmbësorin, G. F., 41 vjeç, banues në Elbasan. 

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 18:50, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjik, shtetasi K. R., 27 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip “Benz”,ka aksidentuar shtetasin G. F., 41 vjeç, banues në Elbasan, këmbësor.
Si pasojë shtetasi G. F., ka ndërruar jetë, gjatë transportimit me ambulancë për në spital.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit

 

Të fundit