Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Ersekë-Korçë, makina del nga rruga, plagoset çifti i bashkëshortëve

Aksident në aksin Ersekë-Korçë, makina del nga rruga,

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Ersekë-Korçë.

Shtetasi me iniciale E. I., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja që ndodhej me të në automjet, shtetasja me iniciale Xh.I., të cilët po marrin mjekim në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit