Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Fier-Kraps, drejtuesi i motorit dërgohet në spital

Aksident në aksin Fier-Kraps, drejtuesi i motorit dërgohet në

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier-Kraps, ku një mjet ka përplasur një motocikletë.

Si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi i motorit ka përfunduar në rrugë me dëmtime të rënda.

Për fat të mirë, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet e policisë dhe ambulanca, e cila e ka transportuar të plagosurin me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier.

Sipas informacionit të fundit, drejtuesi i motorit ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është duke marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve që sollën këtë aksident.

Të fundit