Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Fier-Levan, përplasen dy makina, plagosen drejtuesit e mjeteve dhe 4 pasagjerët

Aksident në aksin Fier-Levan, përplasen dy makina, plagosen drejtuesit
Foto Ilustruese/ Aksident

 

Dy automjete, njëri tip “Toyota” dhe tjetri tip “Volkswagen”, janë përplasur në aksin Fier-Levan, ku si pasojë janë plagosur 6 persona.

Sipas informacionit nga policia, nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 2 drejtuesit e mjeteve dhe 4 pasagjerët: S. G., 25 vjeç, E. M. 39 vjeç, F. Y. 33 vjeç, A. Y., 45 vjeçe, K. Y., 20 vjeç dhe P. Y., 53 vjeç.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 14:10, në aksin rrugor Levan–Fier, janë përplasur automjetet tip “Toyota” dhe “Volkswagen”, ku për pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit dhe 4 pasagjerë, shtetasit S. G., 25 vjeç, E. M. 39 vjeç, F. Y. 33 vjeç, A. Y., 45 vjeçe, K. Y., 20 vjeç dhe P. Y., 53 vjeç, banues në Drizar, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

 

 

Të fundit