Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Fier-Libofshë, një i plagosur dhe dëme të mëdha materiale

Aksident në aksin Fier-Libofshë, një i plagosur dhe dëme

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin Fier-Libofshë, në zonën e njohur si “Petovë”, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Përplasja ka qenë mjaft e fortë, duke shkaktuar plagosjen e njërit prej drejtuesve të mjeteve.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit nga ambulanca që mbërriti menjëherë në vendngjarje. Gjendja e tij shëndetësore ende nuk dihet.

Përplasja ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në të dy automjetet, ndër të cilat njëra është identifikuar si tip “Benz” me targa AA966SV.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e aksidentit. Situata në aksin rrugor po monitorohet për të shmangur pengesat e tjera në qarkullim.

Të fundit