Flash News

E-TJERA

Fier/ Makina përplas motoçikletën, humb jetën 60-vjeçari

Fier/ Makina përplas motoçikletën, humb jetën

Policia e Fierit ka njoftuar se një aksident  me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Seman.

Sipas policisë, një mjet ka përplasur motoçikletën dhe për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës, shetasi me inicialet R.T., 60 vjeç.

Drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi me iniciale A. S., 26 vjeç, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Informacion paraprak:

Sot rreth orës 14:00, në aksin rrugor Fier-Fermë, në vendin e quajtur “Kalçeto”, shtetasi A. S., 26 vjeç, banues në Fier,  duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me një motorçikletë tip “Lifan” me drejtues shtetasin R. T., 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit tip “Benz” është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  ngjarjes.

Të fundit