Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Fushë Kruje-Tapizë, automjeti përplas për vdekje këmbësorin

Aksident në aksin Fushë Kruje-Tapizë, automjeti përplas
foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur sot në aksin Fushë-Kruje-Tapizë, ku një person ka mbetur i vdekur në vend.

Policia ka bërë me dije se rreth orës 17:35, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tapizë, një mjet tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin I. M., këmbësor, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Krujë/Informacion paraprak

Me datë 31.10.2021, rreth orës 17:35, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tapizë, një mjet tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin I. M., këmbësor, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili ka braktisur automjetin dhe është largur nga vendngjarja.

Të fundit