Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Fushë Krujë–Vorë, në gjendje të rëndë një kalimtar

Aksident në aksin Fushë Krujë–Vorë, në gjendje

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të hënë në aksin Fushë Krujë–Vorë, pranë urës së Gjolës.

Sipas informacioneve paraprake, një kalimtar është përplasur nga një automjet teksa po tentonte të kalonte rrugën.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit