Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, humb jetën 62-vjeçari

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, humb jetën

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.

62-vjeçari Q. N., ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën.

“Rreth orës 05:10, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në afërsi të “Urës së Kardhiqit”, shtetasi Q. N., 62 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasi Q. N., ka humbur jetën në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit