Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, plagoset 8-vjeçarja, dërgohet drejt Traumës

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, plagoset 8-vjeçarja,

Një aksident u regjistrua në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë.

Një mjet tip “Audi” me drejtues shtetasin R. A 23 vjeç, për shkak të lagështirës është përplasur me automjetin tip “Citroen” me drejtues shtetasin L. H 37 vjeç, nga Durrësi, të cilët ndodheshin me pushime në Sarandë dhe po largoheshin.

Si pasojë e aksidentit, ka mbetur e plagosur vajza 8-vjeçare e shtetasit L. H. Ajo ka marrë dëmtime në kokë.

E mitura është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Sarandës ku pas marrjes së ndihmës së parë është nisur me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë  për mjekim më të specializuar. 

 

Të fundit