Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, dy të plagosur

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, dy të plagosur

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Çërravë.

Një automjet ka përplasur një motor me targa të huaja, me të cilin po udhëtonin dy turistë dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur dy personat që po udhëtonin me motomjet. 

Këta të fundit janë dërguar me ambulancë në spitalin e Korçës dhe fatmirësisht, ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe nuk kanë dëmtime të rënda.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Të fundit