Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, humb jetën 32-vjeçari

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, humb jetën
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Vërdovë.

Dy makina janë përplasur dhe njëri prej drejtuesëve, D.L, 32 vjeç ka humbur jetën rrugës për në spital. Ndërkohë E. Y., 27 vjeç është arrestuar në flagrancë.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës, ku 27 vjeçari duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përfshirë në aksident me mjetin tip “Ford”, i cili drejtohej nga 32 vjeçari që humbi jetën.

Kështu bën me dije policia, ndërsa shton se materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

Të fundit