Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, mjeti del nga rruga

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, mjeti del nga rruga

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Libonik.

Sipas informacioneve, një mjet ka dalë nga rruga, është përplasur me barrierat mbrojtëse dhe ka përfunduar në një parcelë pranë rrugës.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar nga aksidenti, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Të fundit