Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, plagosen dy persona

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, plagosen dy persona

Një aksident është regjitruar ditën e sotme në aksin Korçë-Pogradec. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Më tej bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15, kur 48-vjeçari me inicialet A. Gj. duke drejtuar automjetin tip “BMV”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë, janë dëmtuar shtetasi A. Gj. dhe pasagjerja me inicialet J. Gj., të cilët po marrin mjekim në spitalin e Pogradecit dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Të fundit