Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Krahës-Memaliaj, plagoset një 65-vjeçar

Aksident në aksin Krahës-Memaliaj, plagoset një 65-vjeçar

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Krahës–Memaliaj, pranë fshatit Qesarat, ku një kamion është përplasur me një motomjet të drejtuar nga një 65-vjeçar.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:15, ku automjeti tip kamion, me drejtues shtetasin E. Ç., 38 vjeç, banues në Gjirokastër, është përplasur me motomjetin e drejtuar nga shtetasi T. Z., 65 vjeç, banues në fshatin Qesarat.

Si pasojë e përplasjes, i moshuari është dëmtuar dhe është transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit