Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Laç-Mamurras, makina del nga rruga dhe humb jetën drejtuesi i mjetit

Aksident në aksin Laç-Mamurras, makina del nga rruga dhe humb
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Laç-Mamurras.

Një makinë ka dalë nga rruga e për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit me inicialet. A.M. Nga përplasja është plagosur dhe një pasagjer me inicialet E.D, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit, pasi deri më tani nuk dihen shkaqet.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 05:50, në aksin e vjetër rrugor Laç-Mamurras, ka dalë nga rruga mjeti tip “Volkswagen” me targë AA642IK.

Si pasojë, shtetasi A. M. ka ndërruar jetë ndërsa shtetasi E. D. ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumes Tiranë nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit