Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Levan-Qarr, humbin jetën dy persona

Aksident në aksin Levan-Qarr, humbin jetën dy persona
Foto Ilustruese

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Qarr, mëngjesin e kësaj të hëne.

Sipas informacioneve të para, mësohet se mjeti tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave nga makina.

Viktimat janë një burrë dhe një grua, identiteti dhe mosha e të cilëve nuk dihet ende.

Të fundit