Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, plagosen dy drejtuesit e mjeteve

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, plagosen dy drejtuesit e mjeteve

Një aksident ka ndodhur në aksin Levan-Tepelenë. Mjeti i drejtuar nga një 43-vjeçar është përplasur me një tjetër automjet.

Për pasojë, të dy drejtuesit e mjeteve janë plagosur.

“Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në Varibob, automjeti me drejtues shtetasin E. L., 43 vjeç, banues në Berat është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin J. L., 37 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Fier, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.

Të fundit