Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Lezhë-Laç, kamioni përplas makinën, një i plagosur

Aksident në aksin Lezhë-Laç, kamioni përplas makinën,

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Laç, ku një kamion me ngarkesë rëre është përplasur me një mjet tjetër tip Volkswagen.

I plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit i cili është transportuar në spitalin e Lezhës me dëmtime të shumta.

Nga përplasja e fortë të dy automjetet kanë përfunduar në anë të rrugës, ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për nxjerrjen e të plagosur nga automjeti.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, në aksin rrugor Milot-Lezhë, shtetasi A.Z. duke drejtuar mjetin tip kamion është përplasur me automjetin tip Volkswagen me drejtues shtetasin E. F.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi E. F., i cili është transportuar në Spitalin e Traumes Tiranë për asistencën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit