E-TJERA

Aksident në aksin Lezhë-Milot, furgoni i mallrave përplas për vdekje këmbësorin

Aksident në aksin Lezhë-Milot, furgoni i mallrave përplas
foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në superstradën Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të ishull Lezhë.

Një furgon mallrash ka përplasur për vdekje një këmbësor, ku sipas raportimeve të para nga televizionet, në rrugë dallohet qartë mungesa e ndriçimit. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një karburanti, ku drejtuesi i furgonit B.Gj. është shoqëruar në polici për sqarimin e aksidentit.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës, ndërsa policia vijon hetimet në vendin e ngjarjes.

Ditari politik

Të fundit