Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, makinat përplasen “kokë më kokë"

Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, makinat përplasen

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, pranë lagjes “Xhenjo”.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë janë plagosur dy persona.

Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.

Të fundit