Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Lezhë–Laç, përplasen dy automjete mbi urën e lumit Mat

Aksident në aksin Lezhë–Laç, përplasen dy automjete
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë–Laç, konkretisht mbi urën e lumit Mat, në zonën e Fushë-Milotit.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar dëme materiale dhe lëndimin e një personi. Drejtuesi i njërës prej makinave është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme.

Dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë një manovër e gabuar e njërit prej mjeteve, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të përplasjes.

Të fundit