Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, ndërron jetë drejtuesi i motomjetit, plagoset pasagjerja

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, ndërron jetë drejtuesi i

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Librazhd-Elbasan, ku një motomjet ka dalë na rruga.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, një 45-vjeçar, dhe është plagosur pasagjerja, bashkëshorte e viktimës.

“Rreth orës 23:20 të datës 25.04.2026, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, në fshatin Labinot, motomjeti me drejtues shtetasin A. K., 45 vjeç, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi A. K. ka humbur jetën në spital, ndërsa është dëmtuar lehtë shtetasja F. K. (bashkëshortja e tij), e cila udhëtonte në motomjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.

Të fundit