Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, plagoset familja nga Maqedonia e Veriut

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, plagoset familja nga Maqedonia e Veriut

Një aksident ka ndodhur në Librazhd. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12.40 në vendin e quajtur Murrash në aksin Librazhd-Elbasan.

Dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën.

Drejtuesi i automjetit me targa të Maqedonisë së Veriut si edhe bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij kanë mbetur të dëmtuar me plagë të lehta.

Ata janë transportuar me urgjencë për trajtim mjekësor në repartin e kururgjisë në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

 

Të fundit